Landfilli i Sharrës, qendër kërkimore/ Studentë dhe doktorantë të mjedisit dhe planifikimit urban në terren

04/11/2020 15:38

Landfilli i Sharrës  është kthyer në qendër kërkimore për studentët dhe doktorantët në fushën e mjedisit.

Interesi i  studiuesve dhe pedagogëve të planifikimit urban ishte i lartë teksa kanë parë nga afër ndryshimin e zonës që nga një mal me mbeturina,  zona është gjelbëruar dhe kapsuluar me teknologjinë më të mirë bashkëkohore.

 “Kemi ardhur në këtë vizitë studimore me studentët për të parë një projekt që nuk është se nuk e njohim landfillin e sharrës me historitë e mira dhe të këqija të tij. Por sot këtu është investuar . uroj që studentëve t’iu vlej sepse atë që shohin konkretisht del përtej auditorit . jetojmë në tiranë pse mos të ndryshojë, janë projekte të duhura për mjedisin, por edhe punësimin e studentëve tanë”, tha ajo.

Inxhinierët e ardhshëm u njohën me punën në terren se si funksionon laboratori  I përpunimit të mbetjeve që nga faza e grumbullimit, përzgjedhjes, mbjelljes e gjelbërimit të zonës e cila  sipas stafit akademik do t’iu shërbejë në të ardhmen.

Top Channel