Edhe pse në Gjermani, shumë e kanë parë me shqetësim rizgjedhjen e Trumpit, qeveria gjermane ka preferuar të mos bëjë asnjë koment mbi zgjedhjen.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se ekzekutivi ka besim në traditën demokratike dhe institucionet e sundimit të ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pa rezultat përfundimtar, qeveria po ndjek gjithçka nga afër, por nuk e komenton gjendjen e punëve. Zëvendëskryetari i grupit parlamentar të miqësisë me SHBA, Stefan Liebich (E Majta), nuk është i befasuar nga popullariteti i Trumpit. Duhet të mbahet parasysh se Trump është më popullor në SHBA sesa kishin shpresuar shumë në Gjermani, tha ai.
Edhe nën Biden, gjithçka nuk do të ishte si më parë, i tha Liebich, radios SËR. Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell më herët tha se blloku 27 vendesh është i gatshëm që të ndërtojë partneritet të fortë transatlantik.
“Populli amerikan foli. Derisa presim për rezultatin, BE-ja është e gatshme të vazhdojë ndërtimin e partneritetit të fuqishëm transatlantik, të mbështetur në historinë dhe vlerat tonë të përbashkëta”, shkroi ai ne rrjetin social twitter.
Ndërsa Bashkimi Evropian po pret rezultatin, kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha shkroi në Twitter se “është e qartë se qytetarët amerikanë zgjodhën Donald Trumpin.”
Zëdhënësi i Komisionit Evropian Eric Mamer, refuzoi të komentojë qëndrimin e kryeministrit slloven por paralajmëroi rreth ndërhyrjeve në procesin që vazhdon.
Top Channel