Ambasada Shqiptare, në Athinë ka ndarë një lajm të mirë për 14-vjeçarin shqiptar Enriko Mane që mbeti i plagosur nga tërmeti i fuqishëm, që goditi ishullin grek Samos.
Ai shihet në shtratin e spitalit i buzëqeshur dhe me maskë ndërsa përshëndet.
Sipas ambasadës, Enriko, me origjinë nga Fieri është drejt përmirësimit, ndërsa stafi i këtij institucioni i kanë dhuruar atij një dhuratë simbolike.
“Eriko eshtë drejt përmirësimit, gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar dhe pritet që së shpejti t’i kthehet normalitetit.
Mjekët e spitalit janë duke dhënë kontributin maksimal për përmirësimin e tij.
Gjatë vizitës së sotme, stafi i Ambasadës i dhuroi një dhuratë simbolike si një gjest dashurie për heroin tonë Eriko”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Top Channel