Lëvizje të mëdha në rang shefash janë kryer në disa komisariate të vendit.

Top Channel mëson se Komisar Geront Seitllari me detyrë, Shef Komisariati, në  Komisariatin e Policisë Durrës, transferohet dhe emërohet, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Kuçovë. Komisar Ermal Ajdini me detyrë, Shef Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në DVP Durrës, transferohet dhe emërohet në detyrë, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Durrës.

Kryekomisar Elton Alushi, me detyrë Shef sektori për Krimet në DVP Tiranë, transferohet dhe emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë Krujë. Komisar Artur Hebaj, me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Krujë, transferohet dhe emërohet me detyrë, Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Pogradec. Kryekomisar Nikollaq Palla, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec, transferohet me detyrë Shef Sektori në Sektorin e Rendit dhe Policimit në Komunitet në DVP Elbasan dhe në vend të tij emërohet Komisar Artur Hebaj.

-Komisar  Krenar Gjokutaj, me detyrë  Shef Sektori I Forces së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Tiranë, është transferuar dhe emëruar me detyrë Shef Komisariati , në Komisariatin e Policisë Korçë.   Kryekomisar Florian Dano, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë, transferohet me detyrë Shef Sektori i Forcës së Posaçme Shqiponja, në DVP Tiranë dhe në vend të tij emërohet Komisar Krenar Gjokutaj.

Komisar Arjan Tase,  i cili  ishte shef Komisariati në Himarë    është emëruar shef Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Peqin, në DVP Elbasan,  dhe ne vend te tij është emëruar Komisar Lorenc Braho.

Komisar Edmond Pjetraj i cili ishte  Shef Komisariati Vlorë   është emëruar në detyrë shef seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Durrës, dhe  ne vend te tij  është emëruar  në detyrë Komisar Agim Basha.

Top Channel