Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Donald Trump deklaroi se do të ëkrkojë rinumërim votash në Wisconsin.
“Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë. Ka patur njoftime për parregullsi në disa zona të shtetit që ngrenë dyshime serioze për vlefshmërinë e votave”, tha zëdhënësi Bill Stepien.
Trump nuk ngurroi t`i shprehte më herët dyshimet e tij, të cilat I ka shfaqur në fakt prej kohësh përsa i takon votave të hedhura më postë, të cilat këtë radhë janë shtuar ndjeshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Ne jemi të fortë, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Nuk do t`i lejojmë kurrë që ta bëjnë. Votat nuk mund të hidhen pas mbylljes së qendrave të votimit”, shkroi aid he Twiiter thuajse menjëherë ia fshehu postimin.
Një veprim të ngjashëm mori edhe me një postim tjetër ku presidenti thoshte se kundërshtarët “janë duke bërë përpjekje t’i vjedhin votat”. Fshehja e tyre i kufizon mundësitë e përdoruesve për të pëlqyer postimet ose për t’u përgjigjur në to.
Top Channel