Një luftë e ashpër po zhvillohet në SHBA edhe për kontrollin e senatit, të cilin republikanët po përpiqen ta ruajnë me çdo kusht.

Republikanët kanë një shumicë prej 53 me 47 në dhomën e lartë të Kongresi, çka do të thotë se demokratët po kërkojnë një fitore të pastër me 4 vende.

Pesë vende deri tani, përfshirë disa në fushëbetejat e Georgias dhe Karolinës së Veriut, ende nuk janë vendosur. Demokratët janë të bindur sakaq se do të arrijnë të ruajnë mazhorancën në Dhomën e Përfaqësuesve.

Edhe këtu, rezultati final mund të kërkojë kohë, pasi shumë vota janë ende në numërim. Ekspertët zgjedhorë thonë se të paktën për disa vende, nuk mund të bëhen parashikime derisa të numërohet edhe vota e fundit. Demokratët kanë nevojë të fitojnë tre vende nëse kandidati demokrat Joe Biden fiton Shtëpinë e Bardhë ose katër vende nëse Presidenti Donald Trump rizgjidhet për një mandat të dytë.

Nëse dy partitë fitojnë nga 50 vende secila në Senat, është vota e zëvendespresidentit ajo që vendos. Ndikimi i Presidentit Trump do të jetë faktori vendimtar për shumicën e garave të ngushta zgjedhore, thotë profesorja Michelle Swers e Universitetit Georgetown.

“Nëse presidenti fiton një shtet, ka të ngjarë që kjo të reflektohet edhe në fitoren e kandidatit për Senat. Nëse ai nuk ka mbështetjen e duhur në një shtet, kjo do të ishte një pengesë e madhe të cilën ata duhet ta kompensojnë,” shprehet ajo

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA