Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët dhe mundësia për reshje është e ulët.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një ulje në vlerat minimale të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 13°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 21°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 23°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale ku do të variojnë: në zonat malore nga 04°C deri në 15°C dhe në zonat e ulëta nga 06°C në 19°C.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel