“Buxheti, orientim te shëndetësia”/ Sugjerimi i ekspertëve të ekonomisë nëse do të ketë rialokim të fondeve

04/11/2020 15:31

Pavarësisht se projektbuxheti 2021 është cilësuar si plan anti-krizë për rimëkëmbjen nga dy goditjet; tërmeti dhe pandemia, shumë ministri linje kërkojnë më shumë fonde për vitin e ardhshëm.

Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se buxheti është specifik në një situatë të jashtëzakonshme dhe nëse ka hapësira për rialokime, pavarësisht rritjes që ka marrë, fondet duhet duhet të orientohen drejt shëndetësisë.

“Është normale që ministri apo dikastere të tjera të kërkojnë rritje fondesh, por unë mendoj se  ndryshimet e buxhetit duhet të vijnë në raport me prioritetet dhe emergjencat. Në këtë moment fokusi është pandemia, që është jo vetëm një emergjencë sanitare por edhe ekonomike njëkohësisht.” tha Adrian Civici, ekspert për ekonominë.

“Buxheti është në tërësi pozitiv. Rialokimi në këto kushte është i vështirë, por unë do thoja se në shëndetësi ka nevojë për më shumë fonde, pavarësisht rritjes. Arsimi ka nevojë po ashtu për vëmendje të shtuar.” tha Klodian Mucci, ekspert për ekonominë

 Krahas fondit te emergjencës, ekspertët propozojnë edhe një zë të veçantë si mbështetje ndaj biznesit në rast të rikthimit të masave kufizuese, plan i cili sipas tyre do të shmangte rishikimin e buxhetit që në fillim të vitit.

“Pikëpyetjet sa vijnë e shtohen prej pandemisë në 2021. Duhet të kishim në buxhet një fond të tillë. Krahas këtij buxheti duhet të kishte edhe disa variante alternative me skenarë për t’iu përgjigjur situatës .”, tha Civici.

“Një fond shtesë si mbështetje ndaj biznesit është një domosdoshmëri në këtë situatë dhe duhet të jetë I gatshëm në çdo kohë për t’u aktivizuar.”, tha Muci.

Sipas draftbuxhetit 2021, ekzekutivi ka vënë në dispozicion rreth 6 miliardë lekë ose 48.3 milionë euro në total për përballimin e pandemisë COVID-19, ku përfshihet edhe kosto e parashikuar për vaksinë anti-Covid.

Top Channel

Top News- Mashtrimi me Call Center/ GJKKO lë në burg italianin, mohon akuzat-Isha punonjës Gjykata e Posaçme ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ për shtetasin italianin Cosimo Notaristefano, I arrestuar në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano ka deklaruar në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Shtetasi italain tha më tej në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Ai u arrestua në Portin e Durrësit, teksa priste të nisej drejt Italisë. Italiani u shpreh në seancë se nuk ishte në dijesni se ishte në kërkim dhe se ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj. Përveç shtetasit italian, më herët GJKKO ka dhënë masat arrest në burg për shtetasit Remir Gjoligaj, Endri Gjata, David Qerim, Elis Merkaj, Hysen Xhepexhiu dhe Klaudio Kaçupin SPAK dyshon se përmes call centerave, personat e akuzuar mashtronin klientët për investime financiare. Sipas hetimeve, kryersisht të mashtruar janë klientë italianë, të cilët kanë denoncuar se kanë humbur mijëra e qindra mijëra euro në këto investime.
Top Channel/ Alarm për trafikun e armëve, 83 armë të sekuestruara në dy muaj
Top Channel/ Arratisja nga Ferri i Al Hol, si u kthye Eva Dumani në liri nga kampi famëkeq
Top Channel/ Pezullimet? Kreu i PD: Kushtetuesja e ka rrëzuar këtë marrëzi në vitin 2002
Top News – Mbrojtja e ministrave nga pezullimi. PD mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese
Top Channel/ Rama: Karçanaj do dalë e pastër! Kryeministri prezanton Igli Tafën në AKSHI-t
DIGITALB DIGITALB