Kreu i PD-së, Lulzim Basha pati një takim me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ditën e sotme, për të diskutuar për problemet që ndesh ky sektor në këtë kohë pandemie. .
Ai shtoi se qytetarët po zhvaten me lekët që po blejnë ilaçet në trajtimin anti-COVID, teksa vuri theksin te mungesa e vaksinës së gripit. Në këtë takim, Basha evidentoi probleme dhe ofroi disa zgjidhje konkrete, mes të cilave vuri theksin që duhet të rimbursohen ilaçet e COVID.
“Mungesa e vaksinës për gripin ka bërë një mbivendosje të gripit të stinës dhe COVID-19, çka e ka rënduar gjendjen shëndetësore të shumë qytetarëve”, shkruan Basha në një postim në rrjete sociale.
Menjëherë pas këtyre deklaratave ka ardhur një reagim nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore në lidhje me tregun farmaceutik dhe vaksinave antigrip.
Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore e konsideron si të pavërtetë këtë shqetësim pasi sipas kësaj agjencie deri më sot janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip.
“E konsiderojmë të pavend përdorimin politik te urdhrit te farmacisteve, i cili deklaroi sot te dhena te paverteta ne lidhje me furnizimin me vaksina te tregut farmaceutik publik dhe privat. Presidentja e ketij Urdheri tha se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip, por kjo eshte E PAVERTETE. Faktet flasin ndryshe”.
Më tej në sqarim thuhet se qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej 368 mijë doza vaksinash. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjetër importohet sipas kalendarit te paracaktuar.
Reagimi i plotë:
Agjencia Kombetare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekesore shpreh keqardhjen per deklaratat e kreut të Partisë Demokratike z. Lulzim Basha, në lidhje me tregun farmaceutik. E konsiderojmë të pavend perdorimin politik te urdhrit te farmacisteve, i cili deklaroi sot te dhena te paverteta ne lidhje me furnizimin me vaksina te tregut farmaceutik publik dhe privat. Presidentja e ketij Urdheri tha se deri më sot janë importuar vetëm 9500 vaksina antigrip, por kjo eshte E PAVERTETE. Faktet flasin ndryshe.
Sa i përket tregut të hapur farmaceutik, pranë Agjencisë Kombëtare te Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore deri më tani janë importuar rreth 34.500 mijë vaksina antigrip, nga disa subjekte te ndryshme tregtare dhe shifra e permendur sot eshte importuar nga vetem njeri prej tyre.
Nga ana tjetër, qeveria shqiptare ka mundur të sigurojë një sasi prej 368 mijë doza vaksinash. Nga kjo sasi, në muajin shtator janë importuar 70 mijë doza dhe pjesa tjeter importohet sipas kalendarit te paracaktuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore gjatë periudhës së pandemisë nuk kanë ndërprere asnjë ditë punën për t’iu përgjigjur kërkesave të subjekteve private, si atyre importuese, ashtu dhe prodhimit vendas, në mënyrë që tregu farmaceutik si publik ashtu edhe privat të mos ketë mungesa të barnave.
Top Channel