Zgjedhjet në SHBA/ Mark Crawford në Open: Trump ka bërë për shqiptarët, Biden e la pas dore rajonin kur ishte zv-president

03/11/2020 23:58

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot po mbahen zgjedhjet. Kush do të fitojë zgjedhjet, Trump apo Biden? Kjo është tema e diskutimit në Open në Top Channel.

Nënpresidenti i Republikanëve, jashtë Amerikës, Mark Crawford i ftuar në emision beson se Trump do të rizgjidhet sërish president i SHBA-së.

“Është e vërtetë që Biden e njeh mirë rajonin, por Biden nuk ka bërë gjë kur ishte zv-president. E kishte lënë pas dore rajonin në kohën kur ishte zv-president. Biden ka nxjerrë një letër për shqiptarët, ndërkohë që Grenell u ka folur direkt atyre.

Çfarë ka bërë Trump për shqiptarët? Ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Është Skavica që firmosur nga Trump. Do ndërtojë hekurudha. Kjo sjell para dhe punë për shqiptarët”- tha Crawford.

Top Channel