Zgjedhjet në SHBA/ Ilir Ikonomi për Open: Këtë vit zgjedhjet janë të komplikuara

03/11/2020 22:07

Po mbahen zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ko është tema e diskutimit këtë puntatë në Open në Top Channel.

Në SHBA këtë ditë të zgjedhjeve ka një klimë ankthi dhe disi e acaruar. Gazetari i Zërit të Amerikës, Iir Ikonomi bëri një lidhje direkte për Open në Top Channel ku tha se këtë vit ka një numër të madh votuesish.

‘Ka një numër të madh votuesish. Një numër rekord votuesish. Ka një klimë të acaruar. Janë raportuar raste ku disa qytetarë amerikanë janë telefonuar duke iu thënë që mos të shkojnë në votime.

Ajo që është e sigurtë që votimet këtë vit janë më të komplikuara se vitet e tjera”- tha Ikonomi.

Top Channel