Video/ Momentet e shpëtimit të vogëlushes Ayda në rrënoja, çfarë i tha ‘heroit’ të saj

03/11/2020 17:29
Ayda në rrënoja

Momentet e shpëtimit të vogëlushes Ayda Gezgin, e cila u zbulua 91 orë pas tërmetit në Izmir janë publikuar.

Ajo ndodhej prej orësh në rrënojat e ndërtesës së apartamenteve në “Rıza Bey” në Izmir.

Presidenti i Ekipit, Cem Erdogan bëri që vajza e vogël të fliste, ndërsa e mbante fort dorën dhe e përkëdhelte. Vajza e vogël nuk donte kurrë të lëshonte dorën që po ë qetësonte në ato momente të vështira.

Dialogu mes Aydas dhe heroit të saj në rrënoja.

Cem Erdogan: Ne të duam shumë, në rregull. Je shumë e bukur, mos ki frikë vajza ime e bukur. E mësove emrin tim?

Ayda: Cem.

Cem Erdoğan: Shiko, të gjithë janë këtu. Babai juaj po ju pret. Ti ke dorën time. Jam këtu me ty. Një bravo për bukuroshen time …

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA