Ti Raporton/ “Ka ndërtuar lokal në trotuar, pushteti hesht”- qytetari denoncon zaptimin e hapësirës publike në Durrës
03/11/2020 01:45
Një qytetar me atë të “Ti Raporton” në Top Channel ka denoncuar zaptimin e hapësirës publike në qytetin e Durrësit.
Sipas qytetarit në rrugën e Palmave, te zona e plazhit në Durrës një shtetas ka zaptuar trotuarin duke ngritur një biznes. Denoncuesi thotë se kjo situatë është prej 4-5 vitesh dhe se pushteti vendor nuk ka marrë asnjë masë.
Mesazhi i plotë i denoncuesit:
Durrës, zona e plazhit, afer pistes se vogel, Rruga e Palmave. Ketu dikur kishte një trotuar, zotëria e uzurpoi, rriti lokalin e tijë, pothujse e mbylli hyrjen ne pallat. Fotot flain vet. Kater a pesë vite Nuk ndermori askush nga pushteti as nji veprim!!
Top Channel