Sulmi terrorist në Vjenë/ Tre prej policëve ishin shqiptarë! Ambasadori i Kosovës krenohet me mbesën: Ka luftuar kundër sulmeve

03/11/2020 16:54

Tre policë që luftuan dje me terroristët në Vjenë ishin shqiptarë nga Kosova. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla sot në Berlin, para takimit me Ministrin e jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

Pas kësaj, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka bërë një postim nëpërmjet rrjeteve sociale se ndjehet “krenar” që mbesa e tij Doruntina Miroci,është njëra nga policet që luftuan mbrëmë në Vjenë me terroristët.

“Krenar për mbesën time Doruntina Miroci, e cila ka luftuar përkrah policisë austriake kundër sulmeve të tmerrshme terroriste në Vjenë. Bashkë mund të qëndrojmë të fortë”, ka shkruar ai në Tëitter.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA