Pas sulmeve terroriste në Francë dhe Vjenë, Antiterrori do të rrisë sigurinë në vendin tonë.
Top Channel mëson se në ambientet publike, aeroporte dhe porte do të ketë prezencë të shërbimeve civile si dhe do të rritet numri i patrullimeve të shërbimeve me uniformë të policisë.
Këto masa do të jenë në fuqi deri në fund të vitit, për shkak edhe të festave që na presin në vijim, saktësisht 28-29 Nëntori dhe festat e fundvitit: Krishtlindjet dhe Viti i Ri. Masat në fjalë do të përfshijnë edhe shërbimet diplomatike në vendin tonë.
Mbrëmjen e djeshme, disa persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë lokacione të ndryshme në qendër të Vjenës duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 15 të tjerë.
Kancelari austriak Sebastian Kurz e quajti atë një “sulm të neveritshëm terrorist” dhe tha se një i armatosur u vra gjithashtu, shkruan BBC.
Top Channel