“Kemi çmimet më të larta neto të naftës në rajon”/ Braçe në Kuvend: Shoqata e Hidrokarbureve, kartel që kërcënon sigurinë e vendit 30/03 18:31
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit terrorist të ndodhur gjatë mbrëmjes të së hënës në Vjenë.
Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se është i zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë.
Kryeministri Rama shprehet gjithashtu se vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm.
“Zemërthyer nga sulmi terrorist në Vjenë, që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjarët e viktimave. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, shkruan Rama në “twitter”
Top Channel