Këtë të martë u zhvillua dita e dytë e protestës e një grupi studentësh të cilët kanë bojkotuar mësimin online dhe kërkojnë të rikthehen në auditore të paktën për të zhvilluar  seminaret dhe praktikat mësimore.

Në mbështetje të kauzës studentore ishin dhe disa pedagogë dhe mësuese të dala në pension.

Mirëpo ditën e dytë të protestës para Ministrisë së arsimit reaguan punonjësit e policisë.

Më pas pati një tërheqje të tyre dhe studentët dorëzuan në ministri 4 kërkesat, së pari për mësimin e kombinuar online dhe auditore, uljen e tarifave të studimit dhe paketa interneti falas e pajisje teknologjike për  të rinjtë në vështirësi ekonomike.

 

 

Top Channel