Pas festës që organizoi me rastin e 25-vjetorit të lindjes, Kendall Jenner, po përballet me kritika të ashpra nga ndjekësit e shumtë. Modelja super seksi u shfaq e transformuar si Pamela Anderson në filmin “Barb Wire”.

Kendall kishte mbledhur familjarët dhe miqtë e saj më të ngushtë për të festuar në West Hollywood. Por ndjekësve nuk u ka pëlqyer aspak ky veprim në një kohë ku situata po rëndohet nga pandemia e Covid-19 dhe rastet po rriten ndjeshëm.

Sipas mediave të huaja, festa natyrisht ishte në kundërshtim me udhëzimet për parandalimin e virusit, të cilat rekomandojnë mbajtjen e një distance të caktuar.

“Të gjithë u testuan para se të hynin brenda. Dhe të ftuarve iu desh që të prisnin gjysmë ore derisa të dilnin rezultatet. Të gjithë u testuan më parë, disa ditë para Halloween”, tha Kris Jenner për Radio Andy.

Kujtojmë se javën e kaluar dhe motra e madhe e Jenner, Kim Kardashian West, ishte subjekt i kritikave pasi zbuloi udhëtoi drejt një ishulli në Karabie për të festuar 40-vjetorin e lindjes.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA