“Meta më kritikon për Covid-in”/ Kryemadhi: Jam diplomuar për biokimi, di të dalloj se si mund të ruhesh nga një pandemi

03/11/2020 15:24

Monika Kryemadhi pranon se është kritikuar nga bashkëshorti i saj President sa i takon qëndrimeve të saj kundër masat anticovid.

Por, falë arsimimit  të saj  ajo beson se ka të drejtë.

Sigurisht që kam marrë kritika nga Presidenti, ai mban dhe distancën sociale përsa i përket Covidit, dua t’ju them një gjë, Presidenti i Republikës është diplomuar për ekonomi politike, kryeministri ka mbaruar institutin e arteve për vizatim, unë kam mbaruar shkollën për biokimi, di të dalloj se si mund të ruhesh nga një pandemi dhe nga një gjendje virale”, u shpreh Kryemadhi.

Të mposhtësh covidin, për kryetaren e LSI-së  duhet te kesh imunitet te fortë, të cilin shqiptarët nuk e kanë  dhe për këtë fajëson Ramën.

Mbajta e maskës në rrugë nuk është se ja zvogëloi të sëmurët me Covid. Covid-19, ka të bëjë me imunitetin dhe gjëja e parë që luftohet Covidi është një trup me imunitet të fortë, shqiptarët nuk mund të kenë një trup me imunitet të fortë, kur nuk kanë bukë të hanë, tryezat e shqiptarëve nuk janë tryezat e oligarkëve të Edi Ramës,tryezat e shqiptarëve, nuk arrin të ushqejnë dot me bukë fëmijët e tyre”, tha kryetarja e LSI-së.

Kryeministrin Rama e këshillon të ketë kujdes për shqiptarët, pasi për anëtarët e LSI-së është e sigurtë se janë imun ndaj virusit.

Të jetë i bindur që LSI-në nuk e zë asnjëherë virusi, edhe nëse kalon ndonjëri tangjent e kalon pa pasoja, kështu që mos t’ia ketë frikën LSI-së, se LSI-ja për atë punë është me imunitet top”, e mbylli Kryemadhi.

Top Channel