Me apo pa dëshirë, studentët nuk kanë kohë për të humbur. Ata kanë nisur mësimin online, por me bindjen se efikasiteti i tij nuk do të jetë kurrë si në auditore.

Sindi Laloshi studion financë në vitin e dytë. Dega e vështirë, një vit i parë pothuajse i gjithi online dhe tashmë viti i dytë nis sërish i tillë.

Studentët janë të rritur dhe si të tillë Sindi gjykon që ata mund t’i ruajnë rregullat anticovid më shumë se kushdo.

Vajza nga Elbasani kryen studimet në Tiranë. Prindërit e saj tashmë kanë paguar tarifat e shkollimit dhe shtëpinë me qira. Të gjitha këto kosto familjes nuk do t’i kthehen pas, por ata shpresojnë që të paktën në shkollimin e Sindit të mos ketë asnjë mangësi.

Top Channel