Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka dënuar aktin terrorist që ndodhi mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.
“Terroristët sulmuan mbrëmë një ndër qytetet më të bukura të botës dhe një ndër pavionet e civilizimit, Vienën. Cilatdo qofshin motivet e këtij sulmi terrorist, ato tregojnë se qytetërimi është ende i kërcënuar nga barbaria dhe se përpjekjet e njerëzimit për tolerancë, paqe e siguri vazhdojnë të sfidohen nga impulset e errëta. Këto akte po dëmtojnë përpjekjet e popujve, komuniteteve e qytetarëve për të mbrojtur jetët njerëzore nga pandemia, i bëjnë jetët e tyre më vulnerable, dhe na ndihmojnë të dallojmë më qartë ata që ndërtojnë e sakrifikojnë në emër të dashurisë dhe ata që godasin e masakrojnë në emër të urrejtjes”, tha ai.
Top Channel