Gazetari zbulon në OPEN “çudinë” që po ndodh në SHBA: Një robot po kontakton njerëzit dhe…

03/11/2020 22:22

Në shtetet e Bashkuara të Amerikës po mbahen zgjedhjet presidenciale.

Presidenti aktual Donald Trump, ka si kundërshtar politik demokratin Joe Biden. Zgjedhjet po komentohen edhe në studion e emisionin “Open”, ku i ftuar është gazetari korrespondent në Amerikë, Ilir Ikonomi. Gazetari tha se në këto zgjedhje po ndodh një fenomen i çuditshëm, ku robotë telefonojnë qytetarët e u kërkojnë të mos marrin pjesë në votime.

 

 

“Njerëzve iu janë bërë telefonata të çuditshme nga një robot, ku u thuhet se ka shumë radhë dhe dilni dhe votoni nesër. Mund të jenë grupe anarkiste, njerëz të ANTIFA për shembull. Në fillim kishte tension, por të them të drejtën ky tension nuk u pa sot. Ajo që shqetëson është mbyllja e bizneseve dhe mbulimi i tyre me dërrasa.”, tha Ikonomi.

Top Channel