Emri/ Sapo kishte lënë spitalin ku ishte trajtuar për koronavirus, hidhet nga kati i tretë një 77-vjeçar

03/11/2020 20:11
Foto ilustruese

Tiranë- Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e djeshme në Tiranë ku një 77-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

Top Channel mëson se personi në fjalë Hekuran Korça dhe kishte dy ditë që kishte lënë spitalin  ku ishte trajtuar për covid-19.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2020, rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, dyshohet se​ është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi H.K., 77 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel