E ofendoi në ‘Open’/ Ngjela ‘kërcënon’ analistin: Jam superior, do e hedh në gjyq, nuk kam humbur asnjë

03/11/2020 21:30
Spartak Ngjela

Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi sulmin terrorist që ndodhi mbrëmjen e dy nëntorit në Vjenë.

Gjatë bisedës në studio, avokati i njohur Spartak Ngjela u përfshi në një debat të ashpër me analistin Fitim Zekthi. Analisti nuk i kurseu fyerjet e sharjet ndaj avokatit, ndërsa ky i fundit tha se për fyerjet e bëra do të hedh në gjyq Zekthin.

Fitim Zekthi: Je mësuar gjithë jetën, me dy libra që ke shkruar dhe burgun që ke bërë, je një injorant i këtij qyteti. Do të na tregosh ti ne islamofob. Me njerëz të pa zotë që janë mësuar të mashtrojnë. Jeni mësuar të rreni, të shani gjithmonë, ju shani edhe kishën edhe xhaminë, këtë punë bëni. Mëso të jesh qytetar.
Spartak Ngjela: Zonjë të kam porositur mbi tre herë.

Fitim Zekthi: Mbroj islamin sepse është fe e drejtë dhe e ndershme, mbroj kishtërimiun se është e drejtë dhe e ndershme. Ti je sharlatan. Dështak në jetë, në politikë. Ti je i pa përgjegjshëm. Ti nuk ke turp nga asjgë.

Spartak Ngjela: Mbarove?

Fitim Zekthi: Avokati ka fyer të vërtetën dhe të drejtën.

Spartak Ngjela: Superiori nuk fyen, inferiori fyen.

Fitim Zekthi: Ai luan me situata gjithë jetën. Ai i është i pa aftë, i pa zoti dhe i pa ndershëm.

Spartak Ngjela: Superiori nuk fyen. Kam 2500 faqe librash.

Fitim Zekthi: Ai flet mbi dy libra që ka lexuar, s’është asgjë.

Spartak Ngjela: Ti kush je? Njeri i thjeshtë i popullit. Më dëgjo mua.Ata që të paguan merrja lekët, më le të flasim. Unë nuk përmenda asnjë emër, jam superior, nuk mund të ul unë në atë nivel.

Fitim Zekthi: Je poshtë këtij niveli, nuk e lejoj të flasë me këtë gjuhë. Ai është sharlatan.

Spartak Ngjela: Dëgjo të them një gjë zonjë, kur ishim të ri ne këta më dëgjonim, i jepnim ja 10 lekë kalamajve. Unë do e hedh në gjyq. Mua do të më japësh diskun dhe paratë, gjysmën do ta jap ty. Zonjë mbaje mend, unë do e hedh në gjyq, diskun do të më jepni mua, nuk do i kërkoj të falur. Minimumi e ka padinë me 40 milionë, nuk kam humbur asnjë gjyq në jetën time. Kur ishim të rinj ne kapnim kalamajtë i jepnim 10 lekë për të thënë fjalë të ndyra.

Top Channel