Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët dhe mundësia për reshje është e ulët.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 05°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 12ºC në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 15°C në 22°C.
Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05°C deri në 14°C dhe në zonat e ulëta nga 07°C në 18°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës.
Top Channel