Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin për Censin e popullsisë, draft i depozituar në Kuvend që prej vitit 2018, por i mbetur pezull për shkak të pandemisë Covid-19

Një regjistër kombëtar të popullsisë dhe të banesave në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Është ky qëllimi i Censit të radhës, ku sërish etnia dhe përkatësia fetare të cilësuara si çështje sensitive do të jenë me dëshirë, teksa gjuha do të jetë detyrim ligjor për qytetarët për t’u përgjigjur në pyetësor.

Për shkak të çështjes së nxehtë të minoriteteve, relatori i draftit, Ilir Beqaj ka kërkuar nga Instat që ekspertët teknikë të procesit të jenë të ndryshëm nga Censi I zhvilluar në 2011.

Ky është censi i tretë që zhvillohet në Shqipëri, pas atij të zbatuar në vitin 2001 dhe më pas në 2011 ku popullsia e Shqipërisë përllogaritej në mbi 2.8 milionë banorë.

Për qytetarët që refuzojnë të japin informacione apo i deklarojnë ato të rreme, projektligji parashikon edhe masa ndëshkimore që variojnë nga 10 deri në 100 mijë lekë gjobë.

Megjithatë, duket se situata pandemisë Covid-19 duket se do të mbajë pezull procesin i cili parashikon vizitat derë më derë për plotësimin e pyetësorit, që këtë vit do të zhvillohet në një formë ndryshe, përmes tabletave.

 

 

Top Channel