Aktori i njohur Koço Devole infektohet me COVID/ Flet i biri: Nuk merrte frymë…

03/11/2020 18:02
Aktori Koço Devole

Aktori i njohur Koço Devole është përballur me pandeminë e koronavirusit.

Edhe pse ai tanimë ka rezultuar negativ me sëmundjen, gjendet ende në spital, pasi leucemia, sëmundje që ka vuajtur më herët, ka nisur të agravohet përsëri tek ai. Djali i Koços, Genci, këtë ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ai tha se gjendja e babait të tij për momentin është e stabilizuar.  Genci thotë se pas daljes nga spitali, Devole nisi të përkeqësohet e të kishte vështirësi në frymëmarrje.

Për këtë arsye qëndrimi i tij në shtëpi ishte i pamundur dhe duhej mjekim më i specializuar që arrihet falë kujdesit të mjekëve.

“Gjendja është stabël, nuk ka përkeqësime por as përmirësime. Ishte e pamundur, gjendja u përkeqësua, nuk ishte në gjendje për të dalë. Ai kishte insistuar kaq shumë që të dilte. Po kemi komunikuar vazhdimisht disa herë në ditë. Babai u përkeqësua, ishte i pa fuqishëm, nuk merrte dot frymë. Dëshironte oksigjen më tepër, dëshironte oksigjen. Kjo është situata, u përkeqësua nuk ia bënim dot shërbimin në shtëpi, ishte pothuajse e pamundur. Babai është i intubuar. Nuk e dimë se sa ditë do të zgjasë. Tamponi mesa di unë ka rezultuar negativ nga virusi. Ai është përkeqësuar nga leucemia, ajo po e mundon si të thuash. Tani nuk mundemi ta takojmë, presim nga shokët e Koços që të na japin formacion. Unë jam në një gjendje nuk e di, herë herë qetësohem sepse nuk po përkeqësohet dhe më jep shpresë që do të përkeqësohet. Specialistët thonë që kaluan 24 orët e para, trupi është mirë, gjendja është stabël. Meraku im tani është i përqendruar tek babai”, u shpreh Genci.

Top Channel