Pesë janë temat kryesore të këtyre zgjedhjeve në SHBA. Në fillim të vitit, askush atje SHBA nuk kishte dëgjuar për koronavirusin dhe pothuajse 11 muaj më vonë, ky subjekt mbizotëron diskursin politik në Uashington.

“Ndoshta do të jetë çështja më e rëndësishme për zgjedhjet e vitit 2020”, tha për DW Laura Merrifield Wilson, asistente profesorë e shkencave politike në Universitetin e Indianapolisit. Në SHBA kanë vdekur më shumë se 230.000 vetë. Deri në 2 nëntor, numri i të infektuarve ishte më shumë se 9.2 milionë. Papunësia është më e lartë se ç`ka qenë në çdo moment që nga Depresioni i Madh. Nëse presidenti aktual ka bërë një punë të mirë për menaxhimin e vendit në këtë pandemi, përgjigjja nga kjo varet nga ai që pyet. Konservatorët thonë se pa veprimet e Trumpit, situata do të ishte edhe më e keqe. Liberalët kundërshtojnë dhe thonë se mijëra njerëz nuk do të kishin vdekur, po do të kishte mbështetur më parë administrata kufizime më të rrepta në të gjitha shtetet dhe të kishte dëgjuar ekspertët e shëndetit publik.

Një çështje tjetër kritike është sigurimi shëndetësor. Kjo u bë e qartë në seancën e konfirmimit të gjykatëses Amy Coney Barrett, e zgjedhur nga Trumpi për vendin e mbetur bosh në Gjykatën Supreme pas vdekjes së gjykatëses Ruth Bader Ginsburg. Gjykata më e lartë e SHBA-së do të dëgjojë menjëherë pas zgjedhjeve një diskutim, nëse Akti i Sigurimit të Përballueshëm (ACA, i njohur gjithashtu si “Obamacare”) duhet të shfuqizohet – diçka që Trumpi është përpjekur ta bëjë gjithë kohën e tij në detyrë.

Ekonomia e cila nuk po ecën. Para shpërthimit të pandemisë, Trumpi kishte një periudhë tre vjeçare të një ekonomie të fortë dhe të shëndetshme. Por, duke filluar me bllokimet në mars, bizneset e vogla u desh të mbyllen në të gjithë vendin dhe në mes të prillit të këtij viti, më shumë se 23 milionë amerikanë ishin të papunë. Kjo është një shkallë papunësie prej 14.7%, nga 3.5% vetëm dy muaj më parë, sipas Byrosë së Statistikave të Punës.

Tensionet racore- Vrasja e George Floyd nga policia në Minneapolis në maj ka çuar në një ringjallje të lëvizjes Black Lives Matter (BLM) në të gjithë vendin. Tensionet racore kanë qenë një pjesë e historisë së SHBA që kur skllevërit e parë mbërritën në brigjet e Anglisë së Re, por “kjo verë”, ishte “sigurisht një moment historik”.Liberalët kritikojnë që qëndrimi i Trump po ndez flakët e tensioneve, në vend të asaj që ata besojnë se duhet të bëjë presidenti i tyre: afrimin e vendit.

“Aborti është kritik në garën presidenciale të vitit 2020”. Kjo temë ka më shumë rëndësi për një pjesë të madhe të bazës së Trumpit: Evangjelikanët e Bardhë. Ky grup përbën vetëm rreth 15% të popullsisë amerikane, por ata shkojnë në qendrat e votimit në një numër të madh dhe përbënin më shumë se një të katërtën e të gjithë votuesve në 2016, sipas sondazheve. Shumë nga këta të krishterë protestantë konservatorë mbajnë vlera që janë diametralisht të kundërta me martesat e shumta dhe divorcet e Trumpit, për shembull. Por siç shprehet një postim në Instagram nga grupi anti-abort “Studentët për jetën”: “E urreni Trumpin? Ne urrejmë më shumë abortin”. Trumpi konsiderohet si zgjedhja përfundimtare e anti-abortit: Ai ishte presidenti i parë që mori pjesë në “Marshimi për jetën” kundër abortit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA