Autorja dhe moderatorja e emisionit “Shiko Kush Luan”, është e njohur jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por edhe ndërkombëtarisht.
Fama është arritur falë bashkëpunimeve të saj muzikore me këngëtarë të huaj. Të shtunën e 31 tetorit, Luana u shfaq në emisionin e drejtuar prej saj si Jennifer Lopez. Kaq mjaftoi që mediat e huaja të nisin të shkruajnë sërish për 29-vjeçaren.
Një revistë në Azerbajxhan ka postuar në “Instastory” një foto ku tregon artikullin e shkruar për të dhe moderatorja ka mbetur e surprizuar.
Revista azerbajxhanase ka shkruar:
“Fotografia e modeles me një fustan jeshil Versace tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Megjithatë, përpara Luanës, këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez veshi për herë të parë fustanin ikonë Versace në vitin 2000 për çmimet Grammy. Jennifer ndryshoi fustanin dhe u shfaq sërish pas 20 vitesh në sfilatën e Milan Fashion Week”.
Top Channel