Foto ilustruese

Tiranë- Një 77-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.

Sipas policisë i moshuari është, H.K i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.11.2020, rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, dyshohet se​ është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi H.K., 77 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel