Si do të zhvillohet mësimi online/ Studentët e viteve të para në fakultet për platformën dhe adresat që do të përdorin

02/11/2020 19:28

1200 ish maturantë, nisin vitin e ri akademik në 4 degët e Fakultetit Ekonomik. Mësimi do  të zhvillohet online gjatë gjithë muajit nëntor.

“Jam vit i parë, sot erdha në fakultet, se u sqarova për platformën online dhe adresën time që do përdor.

Edhe unë u mora me këto teknikalitëtet sot. Por të shpresojmë që të jetë vetëm nëntori online mësimi, pasi nuk është ajo e duhura për ne. Vërtet që u mësuam në maturë, por sa më parë të kthehemi në fakultet aq më mirë”.

Alban Korbi: Mësimin, pedagogët do zhvillojnë në salla dhe nga shtëpia. Por duke qenë fakultet shifrash, ka pedagogë, që po regjistrojnë leksione në aula dhe do ta zhvillojnë në këtë mënyrë leksionin.

Drita Rira: Studentët po pajisen me adresa zyrtare dhe jo personale. Pedagogët po merren  me këtë gjë, pra me pajisjen me adresa, saktësimin e tyre dhe ndarjen në grupe të studentëve.

Top Channel