Shpalosja e flamurit turk me atë shqiptar, Jazexhi: Për të marrë para Rama bëhet shejtan

02/11/2020 14:44
Olsi Jazexhi

Imazhi i  flamurit turk në krah të atij shqiptar, me rastin e 97-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë më 29 tetor në ndërtesën e Universitetit Politeknik të Tiranës ka zgjuar shumë debate në vend.

Olsi Jazexhi i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” është shprehur se kjo është një ndër taktikat e kryeministri të vendit Edi Rama për të marrë sa më shumë mbështetje siç bën edhe me vende të tjera.

“Rama po e përdor politikisht, ai është mjeshtër i këtyre përdorimeve. Për të marrë para bëhet edhe vetë shejtan, vetëm për të marrë para. Ata që tremben, gjithë portretizimi është falsitet, ku ambasada turke do që t’ia çojë Ankarasë për t’i treguar që edhe pse s’është mysliman, ai tregon të kundërtën, që Turqia të japë sa më shumë ndihma”, thotë ai.

Top Channel