Imazhi i flamurit turk në krah të atij shqiptar, me rastin e 97-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë më 29 tetor në ndërtesën e Universitetit Politeknik të Tiranës ka zgjuar shumë debate në vend.
Poeti Agim Doçi i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” tha se është shkelje e Kushtetutës të prishës simbolet kombëtare. Ai thekson se presidenti Ilir Meta duhej të reagonte në këtë.
“E panevojshme sepse ai që i vuri emrin e mësonjëtores është një ndër rilindësit Sami Frashri. Nuk e pranoj të jenë bashkë dy flamujt, nuk jam antiturk se unë jam bektashi nga nëna ime dhe si mund të jem unë antiturk kur gjyshi im ka bërë Haxhin në Mekë. Sa milionë sirianë janë vrarë, do kisha shumë qejf të isha i zi në fytyrë dhe i bardh në zemër. Është shkelje e kushtetutës shprishja e simboleve kombëtare, se di pse s’ka reaguar presidenti meta se ai i ruan këto raste. Ajo është një çorbë, mishmash, nuk është as flamur turk as shqiptar”, tha Doci.
Top Channel