28/12 11:08
Largimi i Fjorelës dhe i Shqipes, liroi vend për prurje të reja në “Për’Puthen”. Brune, fjalë pak dhe tepër simpatike, kjo ishte Ana Kauri, 26-vjeçare nga Tirana. Emocionet e studios, e rezervuan komunikimin e Anës, e cila zgjodhi të thoshte vetëm pak fjalë prezantuese.
“Po ndihem shumë e emocionuar, kjo skenë të fal shumë emocione. Kjo është ndryshe, vajzat shumë të bukura. Djemtë më duken më tërheqës”, tha Ana.
Ndërkohë i pyetur nga analisti Arjan konomi, se përse një femër si ajo është ende single, Ana tha se është një person selektiv dhe dëshiron më të mirën prej vetes.
“Unë jam një person selektiv Arjan, dua më të mirën prej vetes”, u shpreh 26-vjeçarja.
Top Channel