Rrëfehet në ‘Open’ e ëma e 29-vjeçarit që u hodh nga ‘Covid 2’: Ja si e mora vesh lajmin e rëndë!

02/11/2020 22:30

Mes lotësh dhe me zërin që i dridhet Lira Koço, e ëma e Xhino Koços, ka dhënë detaje mbi vdekjen e djalit të saj, i cili i dha fund jetën në Sanatorium, ku kurohej për covid.

Ajo tregoi se djali i madh kujdesej për Xhinon dhe shkonte vazhdimisht ta takonte në Sanatorium. Xhino komunikonte vazhdimisht me një person të tretë, të cilit i tregonte detaje mbi gjendjen e tij.

“Djali i madh shkoi të martën pasi Xhino u alarmua, erdhi të mërkurën dhe pastaj shkoi prapë.  Ka folur deri në tre të natës me mesazhe. Pastaj shkëputet biseda. Djali i madh qëndroi në Tiranë, brenda në makinë. Pas orës 3 nuk e dime se çfarë ndodhi. Djali i madh ishte aty dhe nuk e dinte se çfarë. Në 7 merr vesh që Xhinoja nuk jetonte më. Më pas djali i madh mori në telefon personin me të cilin kishte shkëmbyer mesazhet. Personi i thotë kam disa orë që tentoj të marr në telefon dhe Xhino nuk jeton më.

Djali i thotë se jam poshtë dritares së Xhinos, si ka mundësi. Më pas djali pyeti personin ndërmjetës, me të cilin Xhinoja komunikonte dhe se djali kishte vdekur.”, deklaroi ajo në OPEN.

Po ju si e morët vesh?

“Unë atë ditë nuk e kam hapur televizorin. Djali i madh flet me një mikeshë të familjes, edhe ajo mjeke. Ajo erdhi në shtëpinë tonë e veshur me veshjen e Covid-19 dhe e nisi gradualisht dhe pastaj më tha se Xhino nuk jeton më”- tha e përlotur Lira Koça.

Top Channel