“Open”/ Rakacolli: Situata epidemiologjike e qëndrueshme, kemi në dispozicion 550 shtretër vetëm në Tiranë

02/11/2020 22:40

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është e ftuar në studion e emisionit “Open”, për të folur për situatën e koronavirusit në vend.

Sipas Rakacollit, situata epidemiologjike në vend është nën kontroll. Stafi mjekësor sipas saj është i mirë trajnuar, por edhe numri i rasteve të vdekjeve, referuar me mesataren evropiane, sipas Rakacollit, është më i ulët. Ajo tha se në rast se gjendja do të përkeqësohet, do të vendosen në dispozicion edhe spitalet rajonalë.

“Unë e kuptova që profesori dëshiron të mos bëjë debat, dëshiron të thotë versionin e tij, por ka një gjë. Unë mendoj ta filloja njëherë që të gjithë ekspertët, në të gjithë botën, duke futur këtu edhe fjalët e kreut të OBSH-së, të mos e përdorim për politikë sëmundjen. Të bëhemi të gjithë bashkë në këtë kohë. Profesori e mban mend shumë mirë si kanë qenë kushtet e spitalit Shefqet Ndroqi në 2013. Urgjenca e saj është bërë si në vendet evropiane. Të gjitha ilaçet sigurohen aty. Personeli mjekësor është tepër i trajnuar. Ka 75 raste të pacientëve me COVID. Janë 75 raste me vdekje suicidi me COVID-I. Nga ana tjetër në lidhje me dëmin psikologjik e shikoj me sy tjetër, sepse ajo mund të ketë dhënë siguri. Kur mbaroi faza e parë e virusit, numrat ishin të mira. Mendoni e gjithë bota nuk e kishte përgatitur sistemin shëndetësor, për të përballuar pandeminë, që është një herë në 100 vite. Të mos biem në kolaps, të mos kishim marrë masat e fillimit, do të ishim në kolaps. Ne tani kemi vende, nuk ka mbingarkesë. Ka rreth 550 shtretër të dedikuara në Tiranë. Patjetër edhe spitalet rajonale janë duke u përgatitur. Po i them publikut shqiptar edhe kryetarit të opozitës, me numrin e vdekjeve jemi shumë më mirë me mesataren e Evropës, por edhe të rajonit. Nuk mund të thuash që fshihen numra. Nuk është e vërtetë, mund të thuash shumë gjëra, por argumentoje. Dhe, numri në total i vdekjeve, nuk është se ka një ndryshim të madh nga viti i kaluar. Vdekjet nuk mund të fshihen. Pandemia nuk ka dalë jashtë kontrollit, varet se çfarë kuptojmë me kontroll pandemie. Kuptojmë gjurmimet e terrenit, stafin e trajnuar spitalor”, tha Rakacolli.

Top Channel