Nuk ishte kurrë e lumtur me pamjen/ Vret veten striptistja që i shkroi nënës “Nuk vazhdoj dot më”

02/11/2020 20:41

Një kërcimtare klubi nate që sipas raportimeve “nuk ishte kurrë e lumtur” me pamjen e saj, ka varur veten pasi i shkroi nënës së saj “nuk vazhdoj dot më”.

27 vjeçarja britanike Bethany Dove, punonte gjithashtu në një supermarket dhe u gjet e vdekur pranë shtëpisë së saj në Cornwall, ne jugperendim te Anglise në qershor.

Nëna e saj Glenda tha se Bethany kishte bërë kirurgji plastike në hundën e dhëmbët e saj por “nuk e pëlqente asnjëherë pamjen”, u tha dje në hetimet për ngjarjen.

Dove tha se Bethany ishte një “vajzë e ndjeshme” që nuk kishte pasur shumë fat me lidhjet romantike dhe thjesht dëshironte të gjente dikë për një marrdhënie të qëndrueshme.

Ajo shtoi se Bethany kishte “karakter të gëzueshëm, pëlqente festat dhe kishte shumë shokë”.

Bethany konfliktohej shpesh me të dashurin e saj Blake Donnellan dhe në orët para se të gjendej e vdekur në një zonë me pemë, kishte shkëmbyer mesazhe me të dashurin dhe nënën.

Ajo kishte postuar gjithashtu në rrjetet sociale një koment ku kërkonte që njerëzit të tregohen të sjellshëm pasi “nuk mund ta dish asnjëherë atë që po kalon një tjetër”.

Ajo kishte lënë një letër vetë-vrasjeje në shtëpinë e nënës dhe i dërgoi Glendës një tekst ku thuhej: “Nuk vazhdoj dot më. Të dua shumë, lexo letrat. Nuk gjej dot lumturi”.

Trupi i Bethany u gjet nga policia me qen në një zonë me pemë. Autoritetet thanë se nuk kishte rrethana të dyshimta dhe Bethany u identifikua nga tatuazhet e saj të veçanta.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA