“Nuk duroj dot më, po vdes” / E ëma tregon bisedat e fundit të Xhino Koças para se të hidhej nga spitali ‘Covid 2’

02/11/2020 22:15

Lira Koça e ëma e Xhino Koças, ka rrëfyer në emisionin “Open” në Top Channel të gjithë bisedat kryera me të birin para se ai të kryente aktin ekstrem duke u hedhur nga dritarja e spitalit ‘Covid 2’ më 13 gusht.

Ajo ka thënë se Xhino ka filluar gradualisht të ankohej për sëmundjen dhe ditët e fundit para se t’i jepte fund jetës ka thënë se nuk duronte dot më.

“Të martën Xhino shton dozën e ankesave. Kuptohet se na e thonte vetë dhe e kuptova që është i shqetësuar. Të mërkurën Xhino i ankohet të vëllait dhe i thotë që është keq. Ka mungesë frymëmarrje. Ishte e frikshme, dukej sikur merr frymë një i moshuar. Arrin të qetësohet Xhino dhe nga stafi mjekësor. Na thonë se duhet të rrimë të qetë se është shumë mirë. Grafia ka dalë më mirë se skaneri i parë. Nuk ka gjë na thonin se e ka psikologjike se ka frikë. Na thanë se nuk rrezikon asgjë. Ishim të shqetësuar. E mërkura shoqërohet me ankesa dhe ndërkohë ankohet për pagjumësi. Nga data 11 deri në 12 bën 24 orë pa gjumë. Kishte më pas temperaturë 39. Qetësohet por gjendja e tij janë dy mesazhe. Janë me të tjerë.

“Po bëj çmos por jam keq. Ka diçka që nuk shkon me fytin. Më vjen një si kollë. Më jep dhimbje kraharori. I thash mjekut dhe s’më bënë gjë. Njësoj jam keq po çmendem. Sinqerisht edhe po të dal kam frikë se njëlloj do jem. Më fusni në terapi intesive në gjumë. Nuk duroj dot më, po vdes.”

“Bisedën e fundit e ka bërë me djalin e madh rreth orës 3 të mëngjesit me datë 13. I thotë dhe i flet i zhgënjyer. Ka shpresuar që do fle gjumë. Dhe se di. I kanë dhënë diçka të qetësohet dhe ankohet se nuk bëri efekt. Djali i madh mundohet ta qetësojë. Fjalia e fundit si ndihesh tashi e i thotë çka… Ai i thotë që do të jem këtu dhe nuk po të marr më që të mos të të shqetësoj. I thotë se unë jam këtu. Duke parë që ishte i alarmua, djali kupton se ka shkuar ora tre e natës dhe në orën 7 do kthehej. Ka qëndruar aty.” ka thënë ajo.

Top Channel