Studentët nuk e kanë pritur mirë vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta zhvilluar mësimin online.

Për këtë arsye ata janë mbledhur në tre grupe të ndryshme për ta protestuar këtë vendim.

Një grup studentësh është vendosur përpara Ministrisë së Arsimit ku kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre.

Kërkesat e studentëve janë:

1- Mësimi i alternuar ndërmjet online dhe auditore, leksionet online ndërsa seminaret në auditore.

2-Rimbursim i pagesës së konvikteve dhe qirave.

3-Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët

4-Mundësim i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentët që nuk kanë akses në mësimin online.

Përveç përpara ministrisë së Arsimit, gjithashtu studentët po protestojnë përpara kryeministrisë dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.

Ndërsa situata përpara Ministrisë së Arsimit ka agravuar pasi, studentët kanë qëlluar me vezë.

 

FOTO GALERI
1/19

Top Channel