10 mijë studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani të Elbasanit e kanë nisur online, si në të gjithë vendin, vitin e ri akademik 2020-2021, të paktën në muajin e parë të tij, siç ka vendor komiteti i vlerësimit të ekspertëve.
Por studentët e Elbasani gjithashtu mendojnë se ky mësim online nuk do të jetë efikas, ashtu siç nuk ishte efikas në gjysmën e dytë të vitit të shkuar.
Të paqartë për vijimësinë e këtij procesi, studentët e rretheve vazhdojnë të mbajnë e të paguajnë shtëpitë e tyre me qira dhe kjo sjell një kosto shtesë për familjet e tyre. Ndërkohë një kosto shtesë për të gjithë qytetin e Elbasanit nga ana ekonomike sjell mësimi online, ç’ka do të thotë studentë që nuk do të akomodohen më, apo nuk do të kryejnë veprimtarinë e tyre në këtë qytet. një proces që i sillte të ardhura të konsiderueshme qytetit të Elbasanit.
Rreth 4000 studente do te duhet të uleshin sot ne auditorë për të ndjekur mësimin ndërsa 730 prej tyre për herë të parë. Në këtë vit të pazakontë mësimi ka nisur me formimin e klasave online ndërsa nuk mungojnë rastet kur studentët nuk kanë pajisje apo nuk janë njohur me orientimet për procesin online. Edhe ne konviktin e këtij universiteti u regjistruan 37 studentë por procesi u pezullua për shkak të situatës
Rreth 750 studentë të rinj i janë shtuar këtë vit universitetit të Gjirokastrës. Sigurisht numri është shumë më i ulët se kuotat e planifikuara megjithatë autoritetet drejtuese të universitetit thonë se kemi një rritje me 14% në numrin e studentëve krahasimisht me një vit më parë. Shpërndarja sipas drejtimeve nuk është uniforme. Degët më të cenuara janë ato të edukimit të mësuesisë të cilat kanë arritur të plotësojnë kuotat në masën 40%. Universiteti ka tri drejtime mësimore të mbyllura degët Matematikë-Fizikë, Fizikë-Teknologji dhe Gjuhë Italiane. Programe të preferuara vijojnë të ngelen ato profesionale, kryesisht degët e Fakultetit Ekonomik dhe të infermierisë të cilat janë edhe më të kërkuara në tregun e punës. Sfida më e madhe edhe për këtë universitet do të jetë fillimi i mësimit online. Sipas rektorit të universitetit z. Bektash Mema pritet që mësimet të ndiqen nga 70% e studentëve megjithatë nuk ka siguri për këtë shifër për aq kohë sa nuk ka një analizë mbi mundësitë që kanë studentët e regjistruar në vitet e para.
“Ne si universitet ishim përgatitur që mësimi të fillonte në auditor dhe kjo ishte shumë e domosdoshme në analizën tonë lidhur me vitet e para të cilët në auditor do të orientoheshin më mirë me programet, por ndodhi ndryshe, mësimi nga sot fillon online. Kjo ka një vështirësi, thashë më shumë për vitet e para.”
Top Channel