“Kaq ishte edhe për mua…” 29-vjeçari me covid u hodh nga spitali, nëna tregon shënimin e tij: Kalova tej limiteve të mia

02/11/2020 21:59

I gjithë vendi u trondit më 13 Gusht kur 29-vjeçari Xhino Koça u hodh nga kati i tretë i spítalit “Shefqet Ndroqi” duke i dhënë fund jetës.

Nëna e tij, stilistja e njohur Lira Koca ka treguar në emisionin ‘Open’ në Top Channel për herë të parë një shënim që i ka lënë i biri para se të kryente aktin ekstrem.

Në këtë shënim shkruhej: “Kaq ishte edhe për mua. Ju dua shumë mami babi…” Nuk ka fjalë për dhimbjen që ndjej për dhimbjen që po ju shkaktoj. Por kalove limitet e mia dhe nuk po tregoj egoizëm. Kalova tej limiteve të mia shumë e shumë herë.” thuhet në letër.

“Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje. Le t’ju marri malli dua t’ju shikoj të lumtur. Një ditë do ritakohemi. Ju du pa fund. Se harrova flm sepse kryesisht kam pasur një jetë të bukur të lumur.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA