“Ishte i lidhur me një tjetër”, aktori i njohur zbulon romancën me Gabriel Garkon: Isha 19 vjeç, e donim njëri-tjetrin

02/11/2020 16:42

Pak javë më parë, aktori i famshëm italian Gabriel Garko i shokoi të gjithë me deklaratën e tij. Ai zbuloi publikisht se ishte homoseksual.

Ai i kishte shkruar një letër të gjatë ish-partneres së tij, Adua Del Vesco, të cilës ia lexoi në shtëpinë e “Grande Fratello Vip”.  Në letër shkruante se kishte prirje të tjera seksuale.

Më pas Garko ishte i ftuar në emisionin “Verissimo”, ku gjatë bisedës në studio me Silvia Toffani, ai rrëfeu të gjitha të vërtetat rreth marrëdhënieve të tij.

“Lidhja ime e parë e dashurisë ka qenë me një djalë që quhej Riccardo. Isha në lidhje me të për 11 vite. 14 vite më parë mora një shtëpi larg të gjithëve. Riccardo dhe unë jetonim bashkë, por jetonim një situatë false. Kur miqtë vinin për darkë, në fund të mbrëmjes ai bënte sikur largohej më pas kthehej prapë. Kur dilnim apo shkonim me pushime ishim gjithmonë grup”, rrëfeu Gabriel për Toffanin.

Ndërsa së fundmi, ai që ka habitur të gjithë me deklaratën e tij ka qenë aktori i njohur, Gabriele Rossi. Ky i fundit ka treguar se ka qenë i lidhur për disa muaj me Garkon.

“Unë dhe Gabriel ishim të dashur për 4 muaj. Ai ishte me një tjetër në periudhën që ne ishim në lidhje bashkë. Marrëdhënia jonë zgjati sa xhirimet e një filmi”, tha Rossi për “Non è la d’Urso”.

Ai tregoi se ka qenë 19 vjeç në atë kohë, ndërsa Garko 36 vjeç. Më pas rrugët e tyre u ndanë, për t’u ribashkuar sërish më vonë.

“10 vite pas asaj lidhje ne ishim zyrtarisht bashkë. Në 2017-n u takuam sërish dhe u përpoqëm të ishim bashkë si të dashur. Kërkesa ime për Gabriel ishte që unë kurrë nuk do të tërhiqem dhe se doja të jetoja seksualitetin tim lirshëm me miqtë e mi. Kështu që ne gjetëm një kompromis për të jetuar si miq pa gënjeshtra”, tregoi aktori dhe balerini i njohur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA