Ishte 13 gushti i vitit 2020, kur Xhino Koça, 29-vjeç, i infektuar me koronavirus, do të vendoste të hidhej nga kati i tretë i spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si “COVID-2”.
I riu ishte djali më i vogël i një familje të njohur në Durrës, e ëma, Lira, është një stiliste e njohur, ndërsa babai, Leonardi, kreu i Njësisë Administrative nr.2. Lira këtë të hënë ishte e ftuar në studion e emisionit “Open”, ku foli mbi vdekjen tragjike të djalit, por edhe ku nuk ngurroi të jepte një mesazh të vlefshëm për të gjithë.
“Nuk duhet të ishin tre, nëse nuk përmirësohet do të bëhen katër pesë. Xhino ishte i imi, por ka edhe Xhino të tjerë nëpër familjet e Shqipërisë. Përtej çdo pasurie e pushteti, nuk është asnjë imun ndaj vdekjes dhe ndaj tragjedive të tilla të papritura. Mbështes fuqishëm një armatë të tërë mjekësh, që punojnë në kushte jo të mira, do të luftoj krahë tyre për mjekësinë që mbron jetë. Do të luftoj ndaj mjekëve qoftë me titullin profesor, që nuk e bëjnë detyrën si duhet. Unë nuk jam kundra mjekësisë, jam për të bërë thirrje, Xhinon nuk ma kthen njeri, por të vlejnë këto raste, për të mos i ndodhur askujt”, u shpreh nëna e 29-vjeçarit.
Top Channel