I biri i infektuar me koronavirus u hodh nga kati i tretë i spitalit/ Flet Lira Koça: Ja çfarë mendoj unë…

02/11/2020 22:07

Më 13 gusht të vitit 2020, Xhino Koça 29-vjeç, i infektuar me koronavirus, do të vendoste t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga dritarja e katit të tretë të spitalit ku po kurohej.

I riu vinte nga një familje e njohur në qytetin e  Durrësit, pasi ishte djali më i vogël i stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

Këtë të hënë, Lira Koça ishte e ftuar në studion e emisionit “Open”, ku foli mbi vdekjen e djalit. Sipas saj, 29-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese, nuk ishte konsumues alkooli apo duhani, ushqehej shëndetshëm. Por sipas stilistes, djalit i ka munguar një takim me një psikiatër për të parë gjendjen e tijë psikologjike.

Eni Vasili: Çfarë mendoni se ndodhi? Keni ndonjë shpjegim për këtë?

Lira Koça: Po unë e kam. Neglizhencë, edhe mos vlerësim i gjendjes së përgjithshme të Xhinos nga stafi spitalorë në 48 orët e fundit, ky është shpjegimi im. I mbetet organeve kompetente. Jam e bindur, por nuk jam unë që e vendos. Unë jam vajzë mjeku dhe e di shumë mirë që edhe një mjek i thjeshtë mund të lexojë frikën, ankthin edhe tek bebja e syve. Bëhet fjalë për një djalë 29 vjeç, të shëndetshëm. Një djalë që nuk pinë alkool, ushqehet shëndetshëm. Një djalë që ka bërë pronotim në palestër deri në shtator. Bëri një abonim tre mujorë krahas lojës së futbollit që bënte shpesh. Xhino ishte një fëmijë i dashur dhe i lumtur, ishte një djalë i shkolluar, kishte mbrojtur anglishten dhe italishten në nivel akademik. Me buxhetet e veta, ai ka 10 vite që punon në poste drejtuese. Në datë 7 maj, ka bërë një pagesë për masterin në Kanada. Në fund të gushtit, Xhino duhet të paraqitej në ambasadën Kanadeze për të përfituar vizën.

Eni Vasili: Pse një djalë kaq i shëndetshëm dhe pa asnjë problem, hidhet nga kati i tretë. Në spital nuk të mbajnë me zor, nëse dëshiron del. Nëse je aq keq i thua familjarëve dhe ata të ikin të dërgojnë në një vend tjetër.

Lira Koço: E mendoni që Durrësi është një qytet me banesa një katëshe. Mendoni që në Durrës nuk ka apartament me katër pesë kate, duhet të shkonte në spital të hidhej nga ballkoni? Ditën e hënë ne kemi kërkuar që Xhino të dilte nga spitali, sepse nga mjekët e Durrësit më thanë që djali mund të kurohet në shtëpi. Përgjigjen nga stafi spitalor më tha, edhe me polici të vish nuk e nxjerr, vetëm kur të shërohesh. Nuk të japim ilaç se ke mëlçinë, nuk të japim ilaç sepse të zë gjumi. Ishte kjo tronditje e madhe duke shtuar dhe pagjumësinë, është kjo komplikacioni i krijuar nga Xhino. Italia ka me qindra spitale dhe ka miliona njerëz, s’kemi dëgjuar ndonjë rast, të hidhet nga spitali. Nuk dyshoj absolutisht që ka qenë një gjë tjetër, por gjendja e renduar e Xhinos, e neglizhuar. Psikiatri, psikologu, apo një këshillë. Të gjithë e dimë që janë dy spitale COVID, nuk kemi mundësi zgjedhje. Mos konsultimi me një psikiatër, t’i vidhet rinia një djali 29-vjeçar, për një konsultë psikiatri.

 

Top Channel