“Djali iku me këmbët e tij e erdhi me arkivol në shtëpi”, prindërit kërkojnë drejtësi për djalin e tyre

02/11/2020 14:23
Avokati dhe prindërit e Besnik Ramës

Akoma nuk është vënë drejtësia për Besnik Ramën, qytetarin që u nda nga jeta në ambientet e spitalit të Fierit më 23 dhjetor në 2018.

Familjarët pretendojnë se neglizhenca e mjekëve duke mos dhënë ndihmën e duhur, vrau djalin e tyre ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live”. Ata kërkojnë prej dy vitesh drejtësi për djalin e tyre duke fajësuar mjekët.

“Djali iku me këmbët e tij dhe më erdhi me arkivol në shtëpi. Sa të kemi jetën do e kërkojmë të vërtetën, pse na vdiq djali në këtë mënyrë. Djali është lënë vetëm. Mjekët na thanë se na kanë dalë shumë urgjenca dhe se djali ka ndenjur vetëm. Nuk na kanë pyetur, nuk kanë marrë deklaratat tona“, thanë prindërit.

Top Channel