“Kam humbur punën, kam humbur gjithçka, po humbas edhe letrat italiane”
Fati i keq i Reshat Radhimes nuk janë akuzat e renda qe i adresohen, por fakti qe ai po gjykohet ne kohe covidi nga njëra ane dhe ne kohe vettingu. Te dyja këto i kane sjelle zvarritje procesi, pasi janë ndryshuar tre trupa nga vettingu ndërsa edhe pandemia ka dhëne efektet e saj ne gjykate. I sjelle ne Shqipëri ne 2019 për llogari te dosjes se bujshme Habilaj, ne procesin ndaj tij nuk duket drite jeshile
Por Këshilli i Larte Gjyqësor deklaron se për gjykatat qe mbeten bosh e ka zgjidhur çështjen duke deleguar gjyqtare nga rrethet. sa për covidin sipas burimeve te TCH vetëm orët e fundit kane mbyllur dyert gjykata e Vlorës, Gjykata e Tropojës qe do te trajtojnë vetëm masat urgjente dhe te sigurisë sikurse gjykata e Elbasanit dhe e apelit administrativ. I ndodhur ne kushtet kur ende nuk i është marre dëshmia, Reshat Radhima vendos ta beje publike rrëfimin për kohen e hashashit.
Reshat Radhima: U gjenda krejt rastësisht, nuk e di isha me një polic, shkuam ne parcelat e hashashit, marijuana këtej, marijuana andej, ngado marijuana.
Ndërkohe për shkak se nga vettingu edhe gjykata e larte u zbraz, edhe çështja Tahiri dhe Jaeld Cela e rekursuar vazhdon te qëndroje ne pritje pasi ne rast se gjykohet me pese gjyqtare do te duhet te pritet ende derisa trupa te plotësohet.
Top Channel