Sot, më 2 nëntor, ora 11:30, do të çelet online “Shkolla e Integrimit Europian 2020”, një iniciativë e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian dhe Kuvendit, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian, Fondacionin “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” dhe Fondacionin “Friedrich Ebert”.

Fjala përshëndetëse do të mbahet nga Kryetarja, Znj. Rudina Hajdari dhe Nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, z. Taulant Balla.
Më pas do të vijojnë me fjalën e tyre SH.T.Z Luigi Soreca, ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian, z. Andi Dobrushi, drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur, dhe znj. Stine Klapper, drejtore Ekzekutive e Fondacionit Fridrich Ebert.

Shkolla e Integrimit Europian 2020 do të ofrojë përgjatë 2 javëve, një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet dhe sfidat më të fundit në Bashkimin Europian, bashkëpunimin rajonal dhe zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, negociatat e anëtarësimit si dhe rëndësinë e gjithëpërfshirjes në suksesin e procesit të anëtarësimit në BE.

Shkolla e Integrimit Europian 2020 online, do të mundësojë diskutimin e bashkëbisedimin me ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar mbi të ardhmen e Bashkimit Europian dhe Ballkanin Perëndimor si pjesë integruese në këtë bashkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA