Boris Johnson

Teksa lajmëronte karantinën e re, kryeministri britanik Boris Johnson e bëri të qartë se me ritmet aktuale, spitalet mund të mbingarkohen shumë shpejt e të përballen me një mbingarkesë që do t`I bëjë të tejkalojnë kapacitetet e tyre.

“Doktorët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin mes pacientëve që duhen trajtuar e që do të marrin oksigjen, dhe atyre që nuk do ta marrin dot; ata do të vendosin praktikisht kush do të jetojë e kush do të vdesë”, tha Johnson.

Në Lodi të Italisë në muajin prill, punonjësit e shëndetësisë u përballën me një situatë të ngjashme, kur u gjende përballë vendimit të vështirë se kush duhet të kishte prioritetin për kujdes shëndetësor. Marsin e këtij viti, një grup mjekësh dhe akademikësh nga e gjithë bota publikuan një përmbledhje udhëzimesh etike në New England Journal of Medicine (NEJM), ku nënvizohej mënyra sesi të përdoreshin me kujdes burimet gjatë pandemisë.

Një prej rekomandimeve të dhëna nga autorët asokohe ishte se qasja e zakonshme e trajtimit: kush vjen I pari, shërbehet I pari, nuk duhet aplikuar, por ti jepej prioritet të sëmurëve më rëndë që janë të rinj dhe që kanë më pak probleme të tjera shëndetësore shoqëruese.

Përpara disa ditësh, edhe ministrja shqiptare e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e bëri një paralajmërim të ngjashëm, duke kërkuar të zbatohen rregullat, në të kundërt sic tha “ spitalet do mbingarkohen dhe do shkohet deri tek skenari më i keq i përzgjedhjes së pacientëve për t’u trajtuar me frymëmarrje të komanduar siç ka ndodhur dhe në vende të tjera”. Kreu I PD-së, Lulzim, Basha reagoi ndaj deklaratës së saj me tone shumë të forta.

Top Channel