Transportonte 12 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në aksin rrugor Librazhd-Elbasan

01/11/2020 12:50
Ilustrim

Elbasan – Policia e Elbasanit ka arrestuar një 33-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 12 shtetas të huaj nga vendet e treta.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të  parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte nga Korça disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 100€ për person, kapën dhe arrestuan shtetasin:

E.Ç., 33  vjeç, banues në Vlorë.  Arrestim i tij u bë pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij 12  shtetas të huaj.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprë  penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA