Tiranë/ Makina humb kontrollin dhe përplas dy këmbësorë, nisen me urgjencë drejt spitalit

01/11/2020 20:27
Foto Ilustruese

Një aksident me pasojë plagosjën e dy persona ka ndodhur gjatë kësaj të dieleje (01.11.2020) në Ndroq.

Mësohet se një makinë që e drejtonte një grua, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur dy shtetas.

Nga përplasja, dy personat kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë drejt spitalit në Tiranë.

Forcat blu kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e saj të plotë.

 

 

Top Channel